LEZHË- Dy aksidente kanë ndodhur në harkun kohor të pak minutave në rrugët e qarkut të Lezhës.
Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë në rrugën Shënkoll-Tale.
Të ndihmuar nga një banorë të zonës, vajzat arritën të dalin nga makina, duke shpëtuar për mrekulli.
Pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në rrugën e Kunës në Shëngjin, ku një makinë u përplas me një motoçikletë. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Për dy aksidentet policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.

Një tjetër aksident është shënuar këtë pasdite, pas dy aksidenteve pak minuta më parë në Lezhë.
Aksidenti ndodhi mesditën e sotme rreth orës 15:20 në rrugën Aramaras- Fushë Krujë ku janë përplasur 2 makina. Mjeti me drejtuese shtetasen V.D është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E.S dhe për pasojë ka mbetur e plagosur shtetësja V.D.
‘Rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetësja V. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.
Komente









