Përplasen dy makina në rrugën dytësore Aramaras-Fushë Krujë, plagoset shoferja

Përplasen dy makina në rrugën dytësore Aramaras-Fushë Krujë, plagoset shoferja

Foto ilustruese

1653817252_85d714d0a25d49ef8385a550efb5310e.jpg

Një tjetër aksident është shënuar këtë pasdite, pas dy aksidenteve pak minuta më parë në Lezhë.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme rreth orës 15:20 në rrugën Aramaras- Fushë Krujë ku janë përplasur 2 makina. Mjeti me drejtuese shtetasen V.D është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E.S dhe për pasojë ka mbetur e plagosur shtetësja V.D. 

‘Rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetësja V. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Dy aksidente brenda pak minutave në Lezhë, makina me tre vajza del nga rruga dhe përfundon në kanal! Motoçikleta përplaset me një mjet, 1 i plagosur (VIDEO)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë