Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në Sukth. Një makinë tip kamion me drejtues shtetasin A.P është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T.Ç.
Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i automjetit shtetasi T. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komento