Një person ende i paidentifikuar ka ndërruar këtë të premte jetë në autostradën “Tiranë-Durrës”.
Report Tv raporton se këmbësori është përplasur nga mjeti autobus me drejtues me inicialet M.T, 51vjeç.
Këmbësori mësohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa sa i takon fatit të drejtuesit të autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale.
Sakaq, po punohet për identifikimin e këmbësorit.
Komento