Durrës- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth.
Sipas policisë, 20- vjeçari Sabri Kreka, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë, 20-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
‘Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi Sabri Kreka, 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit’, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.