Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 37-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka goditur me sende të forta prindërit e tij, babain 72-vjeç dhe të ëmën 69-vjeçare.
Pas sulmit, gruaja u transportua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa i 72-vjeçari, i cili ka marrë dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Policia ka shoqëruar 37-vjeçarin, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak-Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e tij, shtetasin S. K., 72 vjeç, dhe shtetasen F. K., 69 vjeçe.
Shtetasja F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa shtetasi S. K., i cili ka dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











Komente
Komento