Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet ka aksidentuar për vdekje një këmbësor rreth 50 vjeç i gjinisë mashkull. Dyshohet e viktima të ishte endacak dhe nuk ka pasur dokumente identifikim me vete. 50-vjeçari ka marrë plagë të mëdha nga përplasja duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orën 20:35, ndërsa është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave drejtuesja e mjetit Kleopatra Guri, 21 vjeçe. Sipas policisë e reja nuk ka konsumuar alkool, ndërsa ka thënë se këmbësori ka hyrë në mënyrë të menjëhershme në karrexhatë, duke i ndërprerë rrugën.

Nuk dihet pse viktima ka bërë këtë akt, pasi mbikalimi i këmbësorëve ishte aty pranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka devijuar në rrugën dytësore.