Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Durrës-Tiranë. Një trajler është përplasur me trafikndarësen dhe ka kaluar në krahun e kundërt të autostradës duke bllokuar qarkullimin.

Aktualisht njëri sens i lëvizjes në autostradë është i bllokuar ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes ndërsa nuk dihen detaje të tjera nga aksidenti.