Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e madhe. Si pasojë e përplasjes janë plagosur një çift që po udhëtonin në drejtim të Poliçanit.
Nga burime të vendngjarjes mësohet se drejtuesi i mjetit ‘”Renault”, Nake Ajdini dhe gruaja e tij kanë marrë lëndime të lehta dhe u shoqëruan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit “Peugeot”, Taulant Toska nuk ka pësuar lëndime. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Komento
Komente

