Një aksident rrugor është regjistruar këtë paradite në Bulqizë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një këmbësor.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë. Drejtuesi i mjetit, Sokol Cami ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori Avni Manjani, i cili është dërguar në spital në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.