Aksident në Bulqizë, mjeti humb kontrollin e del nga rruga, plagosen 4 persona (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur segmentin e rrugës së Arbërit në vendin e quatur Vajkal.

Nga informacionet paraprake mësohet se një mjet tip “Citroen” me targa Maqedonase SU 324 SB, e cila udhëtonte në drejtim të Tiranës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 3 pasagjerët, Rr.K, M.V, dhe M.B, si dhe drejtuesi i mjetit.

Makina e aksidentuar

Sipas burimeve të policisë rrugore, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, shkak i aksidentit, mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën shoferi drejtonte automjetin.

Pasagjerja M.V po transportohet drejt spitalit të Peshkopisë për ndihmë më të specializuar, ndërsa dy pasagjerët e tjerë  po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK