Meta luan futboll në Lezhë dhe sulmon ndërkombëtarët: Turp të kenë që nuk reagojnë për urdhrat që Rama i jep SPAK

LEZHË- Nga Lezha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka kursyer akuzat ndaj SPAK, ndërsa kësaj here në shënjestër vendosi edhe ndërkombëtarët. Këta të fundit kanë reaguar ashpër ndaj sulmeve që Meta i ka bërë Altin Dumanin, por kreu i PL i quajti të paturp që nuk reagojnë për urdhrat që Rama i jep SPAK.

Meta mori në mbrojtje edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën Partizani, duke thënë se akuza e tij është bërë me urdhër të Ramës.

Trup të kenë të gjithë ata ndërkombëtarë që nuk reagojnë kur Rama urdhëron SPAK dhe i jep akuzat për Berishën, i cili nuk ka bërë asnjë shkelje ligji, por po izolohet pse Rama terrenet sportive i ktheu në kantiere betoni.

Komentet Meta i bëri gjatë një ndeshje futbolli në Lezhë bashkë me strukturat e partisë në Tiranë. Meta akuzoi SPAK se është i kapur nga Edi Rama, ndërsa me ironi e ftoi që të ‘garojnë’, siç bënë me ndeshjen në Lezhë.

“Këto ngjyra të jashtëzakonshme na bëjnë që të jemi gjithmonë me të vërtetën dhe me të drejtën. Sa i takon atyre që kërkojnë ndihmë për deklarata për të mbrojtur kapjen e tyre që e shohim me sytë e tyre të gjithë shqiptarët, ky është problemi i tyre. Sa do përpjekje të bëjë Ramaforma për të shkatërruar pluralizmin politik, kjo është e sigurt që është e dështuar.

Sado të përpiqet të marrë peng njerëz të caktuar njerëz brenda opozitës për të shkatërruar pluralizmin, është mision i pamundur. Vendimet që do merren në Konventë do jenë shumë të rëndësishme për të kthyer reformën në drejtësi në shinat kushtetuese, që janë 140 vota dhe jo 69 votat e Arta Markut dhe të atij lloj SPAK që thotë afërmendsh Gjykata do vendosë ca thotë Prokuroria”, tha Meta.

Kushtetuta thotë qartë që sovraniteti i përket popullit, SPAK dëshiron të hyjë në lojë politike, të vijë të garojë siç u ndeshëm sot në Lezhë. Nëse dëshiron ti qëndrojë kushtetutës të bëjë punë e tij, por është shumë larg pritshmërisë”, u shpreh Meta.  

I pyetur nëse e sulmin SPAK, pasi ka frikë, Meta tha se rrethimi i vogël ndaj tij ka përfunduar dhe tashmë ka nisur rrethimi i mafies në pushtet.

Nëpërmjet një tjetër video, Meta lajmëroi dy surpriza në Konventën e 27 prillit, për të gjithë ata që duan t’i marrin lojtarët siç e cilësoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Meta luan futboll me bluzën e Celtic: Ata që duan të më blejnë lojtarët, ta dinë mirë, kam dy surpriza që po i ruaj për minutën e fundit

Me bluzën e Celtic, ekipi i tij i preferuar, Ilir Meta luajti sot një ndeshje në Lezhë me strukturat e Partisë së Lirisë. Meta hodhi sërish akuza për tradhti brenda Partisë së Lirisë, ndërsa tha se për të gjitha ata që përpiqen t’i blenë lojtarët ka ruajtur dy surpriza që pritet t’i bëjë publike në Konventën e 27 prillit.

Jemi gati për t’i mbrojtur ngjyrat Celtic. Sapo kam zbritur nga vendi i shenjtë i Sarisalltik për t’i treguar vendin Vitor Tushes, Val Gjetës dhe gjithë atyre që në vend se të merren me Konventën historike që vjen më 27 prill, përpiqen të më blejnë mua lojtarët. Ta dinë mirë se kam dy surpriza që po i ruaj për minutën e fundit. Ne nuk e mbështesim fitoren tek komprometimi i kundërshtarit siç bën Edi Rama, e aq më keq Vitor Tushën e Val Gjetën. Ne e mbështesim te vlerat më të mira të Celtic që janë qëndrueshmëria, solidaritetit, fitorja dhe vetëm fitorja.

Ora 21:16
VIDEOLAJM/ Tenton të bëjë gol, por Meta rrëzohet përtokë: Ka nisur rrethimi i mafies në pushtet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë sot në Lezhë ku ka luajtur një ndeshje futbolli. Ndeshja u zhvillua mes ekipit të Partisë së Lirisë në Tiranë dhe strukturave në Lezhë.

Siç shihet edhe në këto video, ata janë veshur me veshjen e Celtic, pasi vetë Meta është tifoz i klubit legjendar të Skocisë.

Në këtë video që sjell Report Tv, shihet edhe momenti kur Meta bie në tokë teksa tenton të shënojë gol në portë.

Pas ndeshjes, i pyetur nga gazetarët se po e sulmon Altin Dumanin, pasi ka frikë nga SPAK, Meta se nuk do i lejojë të asgjësojnë pluralizmin politik. Meta tha se ka nisur “rrethimi i mafies në pushtet”.

“Ilir Meta ka qenë këtu, është këtu dhe do jetë këtu. Frikë nga e vërteta kanë ata që kujtojnë se me deklarata të blera McGonigal dhe fëlliqësira që mbajnë çimka me vete do mund të shkatërrojnë pluralizmin politik. Me 27 prill e marrin përgjigjen të gjithë, rrethimi i vogël ndaj Metës ka përfunduar, rrethimi i madh ndaj mafies në pushtet sapo ka nisur”, tha Meta.

1713640728_1713640683ilirmeta.jpg

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 21/04/2024 14:20

    Spak po heziton dhe biles teper gjate.Ne kete situate kritike per kete vend te gjithe keta njerez te perfolur te politikes do duhej te ishin ne burg!Ska pike dyshimi qe politikanet shqiptare kane influence tek Spaku megjithese kontrollohet nga USA.Ka forma te ndryshme per te komunikuar me prokuroret sepse ata nuk jetojne ne planet tjeter.Qe popullit ti hiqet dyshimi ka vetem nje rruge:arrestimin sa me pare te ketyre njerezve te korruptuar!Populli shqiptar do te shohi prapa hekurave te gjithe politikanet e 34 viteve duke filluar nga Saliu ,Meta,Basha,Ahmetaj,Llalla,Veliaj etj etj e deri tek Rama me shoke.Te gjithe duhet te pergjigjen per kthimin e ketij shteti 200 vjet prapa!

    Përgjigju
  • Saramalloi Palloi: 21/04/2024 08:29

    Ore si ka mundësi që një KARAGJOZ i till si Like floriri vazhdohet e lihet i lir ? ? ? ? ? Çudi Albaneze

    Përgjigju
  • fran: 20/04/2024 21:40

    Ka akoma gomere qe i besojne kriminelit Like floriri.

    Përgjigju
  • Ben: 20/04/2024 21:29

    Qeka vesh me bluze burgu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Elbasan, dy të plagosur

Aksident në Elbasan, dy të plagosur