BULQIZË-Një 23-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Shupenzë, ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.
Sipas policisë, D.C. rreth 28 vjeç, banues në Shupenzë duke drejtuar automjetin tip 'Passat', dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar D.K, rreth 23 vjeç këmbësor.
I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komento