KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 15:00, ku një mjet tip “Benz”  ka përplasur një 13-vjeçar cili ishte duke kaluar në rrugë, në fshatin Qytezë të Devollit.

I mituri është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa, drejtuesi i mjetit, me iniciale T. D., është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.