Po ktheheshin nga festa të dehur, përmbyset makina, plagosen tre të rinj në Devoll (Momenti i përplasjes)

DEVOLL-Tre persona janë plagosur nga një aksident mbrëmjen e djeshme, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Drejtuesi i makinës tip Benz me targa AA 107TL Angels Ago ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me një banese dhe më pas është përmbysur. REPORT TV ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes me shpejtësi të makinës me banesën në Devoll në orën 21:51 minuta, ndërsa më pas përmbyset.  

Si pasojë, shoferi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në makinë janë plagosur. Ata fillimisht janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm njëri prej pasagjerëve është dërguar në Tiranë, pasi ka disa plagë në kokë.

Sipas të dhënave të para nga policia e Korçës, drejtuesi i mjetit ka qenë i dehur, pasi të rinjtë po ktheheshin nga një festë. 22-vjeçari që po drejtonte makinën Angels Ago është arrestuar, i janë marrë kampione gjaku për të vërtetuar dyshimet se ka konsumuar alkool.

Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar mjaft aksidente, ndërsa shumë persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wer: 10/09/2018 11:23

    E kan filmuar radaret ka qene me 180 kilometra ne ore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin