Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dhërmi të Vlorës, ku një makinë ka dalë nga rruga. Brenda automjetit ndodheshin 4 persona, ndërkohë që mësohet se njëri prej tyre është plagosur në krah.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për t’u ardhur në ndihmë të aksidentuarve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Komento