Një i mitur ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Dibër, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë, ku shtetasi  M. Xh. 53 vjeç,  duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar të miturin, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.