DURRËS-Një kalimtar është përplasur nga një makinë, ndërsa është transportuar në spital.

Rreth orës 14:15 në autostradën Durrës- Tiranë, në afërsi të "Mbikalimit të Fllakës" E.B. 21 vjeç duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar këmbësorin R.K. 29 vjeç.

 

Pas aksidentit i plagosuri është dërguar në spital me urgjencë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

dy.b/shqiptarja.com