DURRËS-Një person ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet. Mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues A.D. 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren T.R. 53-vjeçe e cila ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Shqiptarja.com
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
dy.b/shqiptarja.com









