Lezha u përfshi këtë mbrëmje nga reshje të rrëmbyeshme shiu, të cilat edhe pse zgjatën vetëm pak minuta, shkaktuan grumbullim të ujit në disa akse rrugore të qytetit.

Probleme u evidentuan pranë Drejtorisë së Tatimeve, në pellgun pranë çerdhes së qytetit dhe në rrugën e Shëngjinit. Ndërkohë, ndryshe nga situatat e mëparshme, blloku i 11Janarit dhe bulevardi “Gjergj Fishta” nuk patën probleme me përmbytjet.

Pas ndërprerjes së reshjeve intensive, uji u tërhoq brenda pak minutash përmes rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha, ku së fundmi janë kryer ndërhyrje permes projektit te kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Situata u normalizua shpejt, ndërsa qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e qytetarëve vijuan pa pengesa të tjera.


Lajmi kryesor:

Reshje intensive shiu në vend, rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash! Ja qarqet më të rrezikuara