Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës ku një makinë ka përfunduar në një kanal me ujë, e kthyer përmbys.

Sipas informacioneve paraprake, një patrullë policie qe ishte në qarkullim i ka bërë shenjë të ndalojë te Ura e Dajlanit pasi ai po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Por drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar përkundrazi ka shtuar shpejtësinë dhe gjatë ndjekjes së policisë automjeti ka përfunduar në kanal.

Fatmirësisht, drejtuesi i makinës nuk ka pësuar dëmtime nga aksidenti si dhe nuk rezulton person i skeduar nga policia.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja, ndërsa pritet të zbardhen plotësisht rrethanat e ngjarjes.