Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Azem Hajdari në Durrës.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga aksidenti, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Në automjetin që është përmbysur kanë qenë duke udhëtuar 2 vajza. Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.