ELBASAN-Një 50-vjeçar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit.

Gëzim Keci banues në lagjen "Shënkoll" po lëvizte me biçikletë kur është përplasur nga një kamion.

Keci u transportua në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore, por nuk arriti që t'u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit, 63-vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.