Elbasan-Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të Qendrës Spitalore të Elbasanit rreth orës 11:00 të paradites së sotme. Si pasojë e kësaj ngjarjeje është plagosur rëndë një person i cili është transportuar menjëherë në reanimacion.
Motori i aksidentuar
Report Tv mëson se i plagosuri ka qenë duke udhëtuar më një motoçikletë në momentin kur është përplasur nga një mjet tip Fuoristradë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakur të kësaj ngjarjeje.