ELBASAN - Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në afërsi të fshatit Balldre. Një kamion i kompanisë Kurum aksidentoi për vdekje një fëmijë të moshës 4 vjeçare, Kristjan Baxhaku. Fëmija ishte banor i fshatit Balldre.

Nuk dihen ende rrethanat si mund të ketë ndodhur aksidenti, por policia ndaloi drejtuesin e mjetit me targa El 8355 B. I ndaluari është Roland Cafa, 50 vjec nga Elbasani. Ndërkohë që ky është aksidenti i dytë brenda 48 orësh që i merr jetën një tjetër fëmije.

Dje në autostradën Durrës-Kavajë një makinë përplasi 28 vjeçaren dhe foshnjën e saj 5 muajshe. Të dy mbetën të vdekur në vend.

(su.ge/shqiptarja.com)