Aksident në Elbasan, kamioni humb
kontrollin, vdes drejtuesi i mjetit

Aksident në Elbasan, kamioni humb<br />kontrollin, vdes drejtuesi i mjetit
ELBASAN- Një aksident i rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Mirakë të Elbasanit, në rrugën nacionale që e lidh këtë qytet me Librazhdin. Një kamion trajler me targa AA 701 CU është përplasur me këmbët e urës së mbikalimit të trenit.

Për pasojë, drejtuesi i kamionit, Ilir Prokopi, 52 vjeç, është plagosur rëndë dhe pak çaste më vonë ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit. Burime nga policia pohojnë se kanë nisur hetimet, ndërsa për shkakun e aksidentit mendohet se lagështira në rrugë ka ndikuar që kamioni, bashkë me rimorkion e tij, të rrëshqasin, ndërsa drejtuesi 52-vjeçar nuk ka mundur ta mbajë automjetin nën kontroll.

Gjithashtu dyshohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi për pak çaste dhe nuk ka mundur të shikojë rrugën. 

kamioni aksident elbasan
(Në foto kamioni i përplasur me këmbën e urës së mbikalimit të trenit)

Burime nga policia pohojnë se kanë nisur hetimet, ndërsa për shkakun e aksidentit mendohet se lagështira në rrugë ka ndikuar që kamioni, bashkë me rimorkion e tij, të rrëshqasin, ndërsa drejtuesi 52-vjeçar nuk ka mundur ta mbajë automjetin nën kontroll.

kamioni aksident elbasan
(Në foto kamioni i përplasur me këmbën e urës së mbikalimit të trenit)

Lajmi u përditësua

Redaksia online
(a.ç/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit