Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku makina ka përplasur 84 vjeçaren R.A. Kjo e fundit u dërgua në spitalin e Elbasanit, më pas edhe tek ‘Trauma’ por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka arrestuar 27 vjeçarin K.P i cili akuzohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur "Orti", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R. A., 84 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.