ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Një motor ka përplasur një 63-vjeçare, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Bëhet me dije se Zymrie Aqifi, 63-vjeç, nuk ka mundur që t'u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit. Ndërkohë që është arrestuar drejtuesi i motorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
U përplas nga motori, ndërron jetë këmbësorja në Elbasan

1620333890_1620326148policia1433x300.jpg

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u përplas nga motori pasditen e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se Zymrie Aqifi, 63-vjeç nuk ka mundur që t'u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit. Ndërkohë që është arrestuar drejtuesi i motorit.