Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shtuar prurjet në kaskadën e Drinit, duke rritur nivelin e liqeneve të hidrocentraleve dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Aktualisht, prurjet në Fierzë arrijnë në 400 metra kub ujë në sekondë, në Koman në 1 100 metra kub në sekondë, ndërsa në Vaun e Dejës në 150 metra kub në sekondë.

Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), niveli i liqenit të Fierzës ka arritur në 263.13 metra mbi nivelin e detit, duke shënuar një rritje prej 1.68 metrash brenda katër ditësh.

Pavarësisht rritjes së nivelit të liqeneve, deri më tani nuk ka pasur shkarkime uji nga hidrocentralet, ndërsa prurjet e shtuara kanë mundësuar rritjen e prodhimit të energjisë elektrike.


Lajmi kryesor:

Nga Skela te Plazhi i Vjetër, reshjet përmbytin rrugët e Vlorës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve (VIDEO)