ELBASAN-  Një 51-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik në rrugën Labinot- Fushë të Elbasanit. Policia e qarkut raporton se Osman Shabani, nga fshati Mengel, humbi jetën pasi u përplas nga një furgon, i cili drejtohej nga kushëriri i tij.

Raportohet se Shabani po kalonte rrugën kur është aksidentuar nga furgoni, drejtuesi i të cilit, Xhevdet Shabani është arrestuar.


(Andi Qosja/sg/shqiptarja.com)