ELBASAN – Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, teksa dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Një kamion me targa TE 644 është përplasur me një Golf me targa gjermane FR TG809, ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit humbën jetën pasi u dërguan në spital.
Viktimat janë Qemal Zhguni, 52 vjeç drejtuesi i Golfit, dhe Bardhyl Lunguni, 55 vjeç pasagjer në këtë automjet.
Ndërkaq, policia ka shoqëruar në komisariatin e Peqinit drejtuesin e kamionit Jasim Abdyli nga Tetova.
Ende nuk janë zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik për dy prej të përfshirëve, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com