Aksident në Elbasan/ Përplasen 'kokë më kokë' dy automjete, lëndohen drejtuesit (VIDEO+FOTO)

ELBASAN - Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë pranë fshatit Bradashesh, ku janë përplasur dy automjete. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Të lënduarit janë të dy drejtues të automjeteve që u përfshinë në aksidentin "kokë më kokë", H.F., 24 vjeç me makinën "Benz" dhe A.K., 40 vjeç që drejtonte një "Ford". 

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa raportohet se bllokuan përkohësisht trafikun. Sakaq, policia ka arritur menjeherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan 

Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, mjeti tip "Benz" me targa AA 641 PU, me drejtues shtetasin H.F., 24 vjeç, banues në lagjen "Xhami", Peqin, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 362 TR me drejtues shtetasin A.K., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë janë aksidentaur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Pamje nga aksidenti 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë