Shpejtësia i ka marrë jetën një personi në Fier! Aksidenti u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Cakran-Fier,  ku 56-vjeçari Gramos Aliaj, i cili po drejtonte  automjet tip “Ford”, humbi kontrolli dhe doli nga rruga, ku për pasojë humbi jetën.

56-vjeçari ka qenë vetëm në makinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti.  

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.