FIER-Një person ka humbur jetën nga një aksident në mesnatë, ndërsa është arrestuar autori. Viktima është  S.M. 45 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa autori Albert Myrtaj 38 vjeç.

Ai u arrestua, pasi në aksin rrugor Fier - Vlorë, në vendin e quajtur “Ferras” duke drejtuar mjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një motoçikletë të drejtuar nga 45 vjeçari, i cili u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mundi të mbijetonte duke humbur jetën.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.