Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë tek Trauma 21 vjeçari (EMRI+FOTO)

Fier-Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vajkan.

Një automjet tip Renault është përplasur me një motor rreth orës 13:25.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Klajdi Hatia, i cili u transportua tek Spitali i Traumës në kryeqytet, por nuk mundi t'iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë në Komisariat është shoqëruar shoferi i makinës Manol Çepele.

“Rreth orës 13:25, në aksin rrugor "Fier-Vajkan", shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme” informoi sot policia.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se motori është shkatërruar thuajse plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
FOTO/ Po udhëtonte me motor, kur humbi jetën pas përplasjes me makinën! Ja kush është 21 vjeçari

1730572944_klajdihatia.jpg

Klajdi Hatia, 21 vjeçari që humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u përplas nga një automjet

Gazetarja e Report Tv, Marsela Topi ka siguruar foton e të riut 21 vjeç që humbi jetën sot në mënyrë tragjike pas një aksidenti në aksin Fier-Vajkan.

Klajdi Hatia u aksidentua pasi po udhëtonte me motorin e tij, kur u përplas nga një automjet, i cili u shoqërua në Komisariat.

Pas përplasjes i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Por pas disa orësh nuk mundi t'iu mbijetojë plagëve duke humbur jetën.  

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ruaj koken: 03/11/2024 07:37

    Ngushellime familjes. Duket qe makina I ka prere rrugen por dhe o ndjeri ka qene shpejt dhe ndoshta pa kaske mbrojtese. Shikohet sot 90% e motorristeve me Motorrad te medhenj nuk mbajne kaske mbrojtese. Vetem ndonje hallexhi qe do ti shpetoje gjobes ose turista jane ato qe mbrohen

    Përgjigju
  • koli: 03/11/2024 05:18

    NGUUSHELLIME FAMILJES,,,,kaq djale i ri,,,gjynah prej zotit,,,,ta humbesh jeten ne lulen e rinise,,,,shume keq na vjen,,,si mund te ndihen prinderit e tij,,,por keshillojini te rinjte,,motorri do kujdes,,,,ne qytet jo me shume se 30 km ne ore....jashte qyteti jo me shume se 70km/ore....sepse nuk kemi rruge per te ecur me shume....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

BBC: Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës, një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës

BBC: Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës, një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës