Fier-Një aksident  rrugor  me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari është regjistruar në autostraden Levan –Tepelenë, në fshatin Buzmadh.

Mësohet se personi i cili ka humbur jetën është Alket Mehmetaj,banues në fshatin Cakran, Fier.

Mësohet se mjeti tip "Range Rover" me targa AA 007 RB me drejtues 55-vjeçarin  A.A, 55 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin 48 vjeçarin.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier 55-vjeçari dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.