Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Range Rover “ dhe një “Mercedes” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me tri autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas burimeve konfidenciale , të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një radhë të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Komente





