Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident ditën e sotme në fshatin Otllak në aksin rrugor Berat-Dimal.

Bëhet me dije se një makinë tip 'Volswagen Toureag', i drejtuar nga Agur Pajo është përplasur me një mjet me targa greke, ku si pasojë  e goditjes së fortë, mjeti ka devijuar nga rruga duke goditur kangjellat e rrugës e duke plagosur një kalimtar të rastit që po kalonte rrugën.

Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe dy drejtuesit e mjeteve,. Të tre personat e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i kryer nga mjeti tip 'Volswagen Toureag'. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.