Aksident në Fier, po kalonte rrugën, makina përplas këmbësoren e moshuar (VIDEO)

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të dielë në qytetin e Fierit ku, një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar .

Burime për shqiptarja.com mësojnë se aksidenti ka ndodhur konkretisht në rrugën '"Rauf Nallbani", ku drejtuesi i automjetit  tip  Benz  me targa AA 754 SY AA 754 SY ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte  duke përplasur një të moshuar.

Mësohet  se e moshuara ka qenë duke kaluar  rrugën ndërkohe që është  përplasur nga makina . Ende nuk dihet identiteti i saj , po e moshuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ndërsa mesohet se ka marre plage të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbuluar rrethanat  e aksidentit. Ky është aksidenti i dyte që ndodh në kete rrugë në harkun kohor të dy ditevë te fundit. Të shtunën po në këtë rrugë një e moshuar u përplas nga një automjet tjetër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba