Lushnjë- Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”.
Një motoçikletë është goditur nga një automjet dhe pasi ka humbur ekuilibrin është përplasur edhe me pjesën anësore të autobusit.
Pas përplasjes dhe rrëzimit, drejtuesi i motoçikletës ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor i ambulancës. Policia në vendngjarje ka disiplinuar trafikun dhe po dokumenton ngjarjen.
Sipas të dhënave të para hetimore, motoçiklisti që nuk kishte në kokë maskën mbrojtëse dhe ai është lënduar pasi është rrëzuar në asfalt.
Policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sipas dëshmitarëve okularë, drejtuesi i motoçikletës udhëtonte në mes të karexhatës dhe fillimisht është goditur nga një autoveturë, e cila është larguar dhe më pas është përplasur me mjetin autobus, duke përfunduar për pasojë jashtë rruge.