Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Rrenas të Belshit.
Një 20-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një këmbësore 73-vjeçare.
73-vjeçarja ka humbur jetën në spital, ndërsa me drejtuesin 20-vjeçar po veprimet procedurale.
"Belsh/Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.", thuhet në njoftimin e policisë.
Komente










