Tre automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Një kamion është përplasur me dy automjete tip “Furgon” në fshatin Sukth. Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të plagosura tre vajza, identiteti i të cilave nuk bëhet ende i ditur. Tre vajzat e plagosura janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Komento