Aksident në Sukth, plagosen 2 vajza

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit. Dy furgona në tentativë për të marrë pasagjerë janë fërkuar me njëri-tjetrin dhe më pas njeri prej tyre është përplasur me një kamion. Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të plagosura dy vajza, të cilat ishin duke pritur në anë të rrugës për të hipur në furgon. Dy vajzat e plagosura janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se vajzat e plagosura S.N. 19 vjeçe dhe K.D. 19 vjeçe, janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i Policisë

Informacion paraprak.

Më datë 29.03.2018, rreth orës 11:20, në autostradën Tiranë– Durrës, në Sukth shtetasi A. Rr. duke drejtuar mjetin tip furgon me targa AA 387 FF është përplasur me mjetin tip Benz furgon me targa AA 337 SB, me drejtues shtetasin A. Xh. dhe mjetin tip Scania me targa AA 181 AS.Për pasojë janë aksidentuar shtetaset S.N. 19 vjeçe, banuese në Durrës dhe shtetësia K.D. 19 vjeçe, banuese në Sukth, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Foto nga vendi i ngjarjes

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 29/03/2018 12:27

    Kto jam politikanet tone nuk din te bejn asgje vetem korrupsion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë