Makina tërheq zvarrë 50 metra mjetin bujqësor në Fushë-Krujë, humb jetën 71-vjeçari (VIDEO)

Përgjaket mëngjesi i të shtunës, ku një viktimë është raportuar që në orët e para të 15 gushtit. Një mjet ka përplasur një mjet bujqësor me pasojë vdekjen e drejtuesit të këtij të fundit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, te kthesa e Rinasit.

Një mjet tip "Benz", me drejtues Luan Koçin, 37 vjeç, ka përplasur për vdekje 71-vjeçarin Halim Tufa, i cili po udhëtonte me një motoçikletë. Ngjarja ka ndodhur në 05:35 të mëngjesit, ku i moshuari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra. 

Përplasja ka qenë tepër e fortë, ku "Benzi" e ka marrë zvarrë motorzapërn ( mjet bujqesor ) 50 metra duke i marrë jetën drejtuesit të saj. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte Benzi dhe mungesa e sinjaleve dhe dritave të mjetin bujqësor.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv pjesët e makinës dhe motorzapërs janë përhapur në rrugë për metra të tëra, ndërsa mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Drejtuesi i mjetit 37-vjeçari Luan Koçi është shoqëruar në ambientet e policisë. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

1597475454_aksidentifushekruje.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes, makina dhe mjeti bujqësor që u aksidentuan

k.m./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicifoli: 15/08/2020 15:47

    Bieisha e bani lyle ket vend pa aksidente.Rrnofte Flamur Noka e ardhne e ndritur e Kombit

    Përgjigju
  • Robi: 15/08/2020 12:48

    Fushe-Kruja duket si me qene ne Aganistan,

    Përgjigju
  • Berti: 15/08/2020 12:32

    Keshtu ndodh kur ecen me shpejtesi marramendese merr cfare te dali para. Nuk eshte faji i mjetit bujqesor qe e perdorin per te mbajt familjen. Faji i drejtuesve qe ne shqiperi nuk e njohin durimin,duan te dalin gjithmone te paret dhe i japin me shpejtesi,nuk e njohin rrezikun, e kuptojne vec kur ju fluturon koka. Jemi ne fillim te listes se vendeve ne europe per numrin e aksidenteve.

    Përgjigju
  • karidi: 15/08/2020 08:42

    eshte e tmerrshme qe ne rruge nacionale te shfaqen mjete bujqesore qe ecin si br3shka. kulmi

    Përgjigju
  • Nuk e kuptoj: 15/08/2020 08:05

    Mbaroj ai vend vetem nga keto shtypen njerzit me bicikleta me motore me kembe n vija te bardha ne trotuar ...ne perendim keto lloj aksidentesh nuk behen ne mes te qytetit...cfar shofere jan mo vlla ..qyqe mengjes drek dark nga ashashi dhe alkoli nga ilacet kunder stresit qe marin drog jan dhe ato nuk jan karamele futi dhe raki na pas super drog....hiquani patentat se e cuan qe tani nje milion se thuhet ne fund te shekullit ...nuk behet ndryshe me popullin tim trim trap dhe pijedashes..

    Përgjigju
    • Zani: 15/08/2020 10:47

      Po ca thua o shok,po ky ka dal me traktor ne autostradë, pse fajin shoferi e ka, ketu dalin ne autostradë me bicikleta ose ne kembe per shëtitje.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK