Aksident në Fushë-Mamurras/ Përplaset nga makina, në gjendje të rëndë 40-vjeçari, largohet drejtuesi

 Aksident në Fushë-Mamurras/ Përplaset nga makina, në gjendje të rëndë 40-vjeçari, largohet drejtuesi

Pamje nga vendi i aksidentit në Fushë-Mamurras

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Fushë-Mamurras. Një makinë ka përplasur një person me biçikletë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i plagosuri, Agron Zira, 40-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt spitalit Ushtarak të Tiranës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit, i cili ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit.

Po gjatë ditë së sotme rreth 200 m pranë vendit të aksidentit të mësipërm, ka ndodhur një tjetër aksident, ku janë përplasur dy makina, por fatmirësisht ka vetëm të dëmtuar lehtë. Mësohet se 2 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji