Një aksident ka ndodhur në Drizë të Gramshit. Një fuoristradë është përplasur me një zetor dhe me një motor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë si pasojë e aksidentit është bllokuar aksi Elbasan-Gramsh.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e aksidentit si dhe po punohet për heqjen e mjeteve nga vendngjarja.

Foto nga vendi i ngjarjes

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Cerrik–Gramsh, në fshatin Drizë, Gramsh, një mjet është përplasur me një motoçiklet.

Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe i motoçikletës, si dhe dy pasagjeret që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën.