Aksident në Greqi, vdes 1 emigrant, plagosen 8 të tjerë

Aksident në Greqi, vdes 1 emigrant, plagosen 8 të tjerë

Një makinë me emigrantë është përfshirë në një aksident në Greqi, ku për pasojë 1 person ka humbur jetën dhe 8 janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Komotinisë, në Rrugën Egnatia.

Mjeti Seat Ibiza, drejtohej nga trafikantë, të cilët po udhetonin drejt Selanikut.

Mesohet se emigrantët janë të moshave 17-30 vjec.

Tre ambulancat që mbërritën në vendgjarje transportuan 7 personat e plagosur në Sismanoglio, ndërsa njëri prej tyre (i plagosuri më rëndë) u transportua për në spitalin e Aleksandroupolis.

Gjashtë nga të plagosurit janë Bangladeshi dhe 2 nga Pakistani bashkë me viktimën.

Dyshohet se në aksident janë përfshirë dhe emigrantë të tjerë që mendohet se kanë përfituar nga errësira dhe terreni dhe janë larguar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare