ITALI- Të paktën 4 të rinj të moshës 18-19 vjec, mes tyre 2 vajza shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të së dielës në komunë Giudonia në zonën Setteville në Romë të Italisë.
Dy shqiptaret që humbën jetën janë Ambra Shaliani, 18 vjec residente në zonën Albuzzione dhe Xhesika Gjinaj, 19 vjec rezidente ne të njëjtën zonë.
Të rinjtë ishin së bashku në një makinë Tip Mini Cooper ndërsa automjeti i tyre pas rrëshqitjes u përplas tragjikisht me murin e një ndërtese.
Si pasojë e përplasjes automjeti përfundoi jashtë autostradës duke u shkatërruar tërësisht.
Makina u gjet nga autoritetet tërësisht e shkatërruar ndërsa forcave të zjarrfikëseve iu deshën orë për të rikuperuar 2 trupat e pajetë të të rinjve që kishin ngecur në automjet, ndërsa 2 të tjerët kishin përfunduar rreth 30 metra larg nga vendi i përplasjes
Mediat raportojnë se incidenti ndodhi gjatë momenti kur të rinjtë po përpiqeshin të parakalonin por i riu 19 vjeçar që po drejtonte mjetin ka humbur kontrollin.
[gallery]20923[/gallery]
Redaksia Onlin
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO