Një bari humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në afërsi të fshatit Jorgucat të bashkisë së Dropullit.

Aksidenti u shënua pasditen e sotme. Një autoveturë është përplasur me një furgon dhe ka dalë jashtë rruge duke përplasur bariun i cili ka qenë 5 metra jashtë rrugës.

Nga informacionet e para makina ka kërkuar të parakalojë furgonin në aksin Jorgucat – Kakavijë. Në këtë moment drejtuesi i autoveturës humbi kontrollin duke shkaktuar përplasjen vdekjeprurëse për bariun e gjorë që ishte me bagëtitë e imëta.

Policia do të punojë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavie, automjeti tip "Renault" me drejtues shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin  T. G.. Si pasojë e përplasjes automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip "Nisan', ka dalë nga rruga ka goditur shtetasin V. G., 60 vjeç i cili  ka humbur jetën.Shtetasi V.G ndodhej në anë të rrugës (bari me bagëti të imta), njoftoi policia. 

Gjithashtu u transportuan për të marrë ndihmë mjekësore dy pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.