Tre të mitur kanë mbetur të lënduar gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Kamëz.
Pasi janë përplasur 2 makina, njëra prej tyre ka dalë nga rruga, e për pasojë të lënduar kanë mbetur tre fëmijë.
"Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:50, në Valias i Ri, në rrugën ”Jupiteri”, ka rënë zjarr në katin e dytë të baneses së shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.